Komuna e Kamenicës kërkesë krerëve të shtetit për rivitalizimin e minierave

15:05 | 31 Mars 2022
A Z

Bashkësia Lokale Karaçevë e Poshtme në Komunën e Kamenicës, me kërkesë për krerët e shtetit për rivitalizimin e minierave.

Në njoftim thuhet se, kërkojmë që të merrni hapa sa të rëndësishëm po aq edhe sfidues për kërkimin e modaliteteve për zhvillim socio-ekonomik të vendit të bazuar në rivitalizimin e minierave në Komunën e Kamenicës përkatësisht atyre në brezin kufitar ku apetitet e Serbise janë të pa shuara për gllabërimin e kësaj pjese të Kosovës e cila është e pasur me minerale të ndryshme si: Humza, Antimoni, Hekuri,Zhiva e bardhe, Magneziti, lënda e parë e xhamit, thengjill, Kaolini.

Njoftimi i plotë:

Bashkësia Lokale Karaçevë e Poshtme Komuna e Kamenicës.
KERKESE

Presidentes së Kosovës znj. Vjosa Osmani
Kryetarit të Kuvendit të Kosovës
Glauk Konjufca
Kryeministrit të Kosovës
Albin Kurti

Të nderuar prijës të shtetit të Kosovës. Përmes kësaj shkrese drejtuar juve kërkojmë që të merrni hapa sa të rëndësishëm po aq edhe sfidues për kërkimin e modaliteteve për zhvillim socio-ekonomik të vendit të bazuar në rivitalizimin e minierave në Komunën e Kamenicës përkatësisht atyre në brezin kufitar ku apetitet e Serbise janë të pa shuara për gllabërimin e kësaj pjese të Kosovës e cila është e pasur me minerale të ndryshme si: Humza, Antimoni, Hekuri,Zhiva e bardhe, Magneziti, lënda e parë e xhamit, thengjill, Kaolini etj.

Të nderuar prijës të Kosovës

Veprimet e juaja për të avancuar kërkesat e qytetarëve lidhur me mundësinë e hapjes së këtyre minierave përveq që e ngrisin ekonomikisht pasurin e Kosovës njëherësh bën që të ngritet standardi dhe mirëqenia qytetare e Kosovarëve përkatësisht banorëve të Komunës së Kamenicës.
Duke shpresuar në vendosmërinë tuaj për të kontribuar maksimalisht që Kosova të bëhet e dëshiruar për të jetuar mirë e jo me u larguar nga vendi lutemi të veproni derisa kemi rini e cila për çdo ditë po largohen nga Kosova.

Paraprakisht ju pershendesim dhe urojmë që veprimet tuaja të jenë konkrete dhe Kosova jonë të jetë vend i dëshiruar për të jetuar e punuar këtu e jo për tu larguar dhe shkretuar vendi i cili nëpër shekuj u la me gjak vetëm e vetëm për të qenë e popullit të saj autokton shqiptarëve shumicë dhe pakicave tjera të cilat po gëzojnë benefitet e shumta si askund tjetër në Globin tokësor./arbresh.info/