Nesër në Fakultetin e Filologjisë fillon kursi i gjuhë kroate 1 me profesoreshën nga Universiteti i Zagrebit, Ivanqica Bankoviq-Mandiq.
Në hapje të këtij kursi do të marrë pjesë edhe Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës, Marija Kapitanovic, ndërkaq nikoqire e saj do të jetë dekan-ja e Fakultetit të Filologjisë, Linditë Sejdiu Rugova.
Sipas Ambasadës, një moment i tillë shënon një kthesë të rëndësishme të bashkëpunimit ndërakademik ndërmjet të dyja institucioneve meqë edhe nga marsi 2019, në Universitetin e Zagrebit do të fillojë të mbahet kursi i shqipes për nevoja të gjuhësisë nga profesorët e departamentit të Gjuhës shqipe nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.
“Këto iniciativa do të çojnë drejt forcimit të iniciativës së përbashkët për formimin e një lektorati të përhershëm të kroatishtes në Prishtinë dhe të shqipes në Zagreb”, thuhet në njoftimin e ambasadës./arbresh.info/
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€