Gjakovari kërcënon gruan në vendin e punës: Kthehu në shtëpi vazhdo jetën me mua, përndryshe do të kesh pasoja

09:31 | 5 Nëntor 2020
A Z

Është arrestuar një person i dyshuar në Gjakovë, pasi që ka shqetësuar viktimën femër, bashkëshorten e tij (në vendin e punës), duke i bërë presion që të kthehej në shtëpi për të vazhduar jetën me të, se përndryshe do të ketë pasoja.

Viktima është ndjerë e frikësuar dhe ka kërkuar përsëri urdhër mbrojtje.

Me vendim të prokurorit i dyshuari, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt kurse rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në rrjete sociale