Ka filluar takim mes Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti e Presidentit të vendit Hashim Thaçi.
Ky takim i tyre po mbahet pas tri ftesave të Presidenti Thaçi drejt Albin Kurtit si fitues i zgjedhje të 6 tetorit.
Në këtë takim pritet që Thaçi ti japë Kurtit mandatin për formimin e Qeverisë.
Ndërsa kujtojmë se Kurti sot në këtë takim është pa një marrëveshje paraprake më LDK-në.
Ndryshe ndonëse kanë kaluar 3 muaj nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve VV e LDK janë në tentativë për të bërë koalicion për bashkëqeverisje.
Negociatat mes këtyre dy partive kanë ngecur shkaku i postit të Presidentit.
Kujtojmë se bllokadë më të madhe bëri edhe zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Parlamentit pa marrëveshje paraprake më LDK-në në seancën konstituive.
Vetëm 2 orë para takimit më Thaçin përmes një VIDEO mesazhi Kurti ka publikuar edhe emrat e 5 ministrave të Vetëvendosjes ndërsa ka bërë thirrje publike LDK-së që ti formoj edhe 5 emrat e ministrave nga radhët e tyre./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/790546741457066/
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...
Dënime të ashpra pas Kupës së Kombeve të Afrikës, më së shum...
Logan Routt, transferimi i ri i GO+ Pejës
Ndërpritet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, vazhdon më...
Murseli: Granitin s’e kam parë në restorant, s’kisha qëllim ...
Arbeloa pas disfatës nga Benfica: Jemi shumë larg versionit ...