Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës për të vazhduar seancën parlamentare të së hënës, shkruan arbresh.info.
Ndër të tjera në seancën e së hënës ishte planifikuar debat parlamentar për politikën e jashtme, por është shtyrë për një ditë tjetër për shkak se Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla dhe kryeministri Albin Kurti nuk ishin prezent në seancë.
Në seancën e kaluar ndër të tjera, Kuvendi i Kosovës e miratoi formimin e Komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.
Kjo pikë ishte propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Seanca e sotme pritet të fillojë në ora 10:00./arbresh.info/
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...