Deputeti i VV-së: Qeveria Kurti ka bërë histori në ekonominë e Kosovës

14:15 | 20 Shkurt 2022
A Z

Ministri i Financave nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se Kosova mund të krahasohet me Austrinë e Francën, ndërsa deputeti Armend Muja ka thotë se,  qeveria Kurti II ka bërë histori në ekonominë e Kosovës.

Muja shkruan se, në Kosovë në qeverinë e Kurtit janë punësuar mbi 32 mijë persona, ndërsa thotë gjithashtu se rritja ekonomike ka qenë historike.

Postimi i plotë i tij:

Qeveria Kurti II ka trashëguar 168,458 punëkërkues dhe 387,000 kontribues aktiv në Trust/ATK sipas Agjencisë së Statistikave. Pas një viti qeverisje, në dhjetor 2021 numri i punëkërkuesve ka rënë në 82,042. Numri i atyre që punojnë dhe kontribojnë në Trust/ATK ka arritur në 420,000 apo +32,000 krahasur me vitin paraprak. Qeveria Kurti II gjatë 2021 ka bërë histori tek treguesit makroekonomik të vendit – rritja ekonomike reale 9.9%, dyfishimi i eksportit (nga 380 në 750 milion euro), dyfishim i investimeve të huaja direkte ( nga 250 në 540 milion euro), remitancat (nga 1 nē 1.4 miliardë). Këto lëvizje kanë prodhuar efekte pozitive në tregun e punës. Kosova vazhdon me pasë sfida ekonomike dhe fushata të dezinformimit. Megjithatë, shifrat janë të verifikueshme. Viti i parë i Qeverisë Kurti II do të mbahet mend për rikthim ekonomisë së vendit. /arbresh.info/