Ka mjaftueshëm për të gjithë, por duhet të presësh në radhë për tu furnizuar me këtë ujë.
Në fshatin Vllasali të komunës së Novobërdës, ndodhet ky burim i ujit.
I veçantë, me cilësi të lartë të vërtetuar edhe nga ekspertët, ky ujë cilësohet si ujë shërues për shumë sëmundje.

Refik Rexhepi nga Gjilani që tri vite furnizohet me ujë nga ky burim.
Ai thotë se nuk mund ta ndërrojnë.
“Jemi adaptu si familjar me këtë ujë, është shumë i shëndetshëm dhe nuk mund ta ndërrojmë. Për këtë ujë kam dëgju para shumë vitesh”, ka thënë Rexhepi
Nuredin Vllasalihu banorë i fshatit Vllasali tregon se kohëve të fundit është shtuar interesimi për të përdorur këtë ujë.

“ Uji shërben për pijë është ujë i mirë natyral që njerëzit po e konsumojnë shumë kohen e fundit. Po ju bon hajër të sëmurëve”, u shpreh Vllasalihu.
Më shije ndryshe nga uji i zakonshëm, ky ujë buron këtu shumë shekuj më parë./arbresh.info.

Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt