Policia e Kosovës po vazhdon edhe sot bastisjet në veri. Të njëjtat lidhen me sulmin terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë.
Bastisje është kryer edhe në shtëpinë e Vladimir Toliqit, i cili ndodhet në paraburgim.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka thënë për Arbresh.info se deri më tani tetë lokacione janë bastisur, dhe nuk ka ndonjë të arrestuar.
“Jemi duke zhvilluar tetë bastisje në veri lidhur me rastin Banjska”, tha Elshani.
Bastisjet po zhvillohen që disa ditë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku ishte vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Si kundërpërgjigje policia i kishte vrarë tre terroristë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë kryekrimineli Millan Radojçiq, i cili gjendet në Serbi i lirë.Grupi terrorist kishte lënë prapa armatime të rënda, automjete, uniforma e shumë pajisje të tjera ushtarake me prejardhje nga Serbia.
LEXO EDHE
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...