Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar të gjithë regjistruesit e angazhuar në procesin e regjistrimit të popullsisë se ka formuar një komision që do të merret me shqyrtimin e të gjitha ankesave rreth pagesave për periudhën e angazhimit për punën në terren.
ASK-ja thekson në një njoftim se me pranimin e disa ankesave rreth mënyrës së pagesave, komisioni në fjalë do të merret me verifikimin në system të secilit regjistrues dhe pyetësorëve të aprovuar nga sistemi, në mënyrë që të vërtetohet ndonjë lëshim teknik që ka mund të ndodhë.
“Në bazë të ankesave të pranuara deri më tani, shihet se ka një keqkuptim nga regjistruesit rreth mënyrës së kompensimit ndërmjet pagës bruto dhe neto, mënyrës së përllogaritjes së pyetëosrëve të plotësuar, si dhe në disa raste për ato intervista që sistemi i ka klasifikuar si intervista jo të rregullta. Sidoqoftë, ASK-ja do të veprojë sipas të gjitha procedurave dhe në bazë kontratës. Nëse verifikohet ndonjë lëshim teknik eventual, kompensimi i mjeteve do të kryhet menjëherë”.
“ Të gjitha ankesat mund të parashtrohen te Departamenti i Administratës së ASK-së në email: [email protected]. Edhe një herë, ASK-ja falënderon të gjithë Mbikëqyrësit dhe Regjistruesit për punën e shkëlqyer dhe angazhimin e tyre maksimal në procesin e Regjistrimit të Popullsisë (ReKos 2024)”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...
Rritet numri i të moshuarve, lindshmëria bie në nivel histor...
Përmbytjet në Francë lënë dy të vdekur, 81 departamente në g...
Gërvalla: MD-ja do t’i ketë 44.6 milionë euro në vitin 2026