Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Kosova nëpërmjet Kushtetutës ka dëshmuar mundësitë duke ushtruar sovranitetin dhe integritetin e vendit.
Veseli, në 10 vjetorin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës ka thënë se ajo përmban standardet më të lartë të të drejtave dhe lirive të njeriut, shkruan Arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin:
Në këto dhjetë vjet, Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka arritur të jetësojë detyrat dhe funksionet themelore të mekanizmave të shtetit tonë, duke arritur qëllimin e vet thelbësor me sukses. Nëpërmjet saj, kemi dëshmuar mundësitë tona duke ushtruar sovranitetin dhe integritetin e vendit tonë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës përmbanë standardet më të larta të drejtave dhe lirive të njeriut. Akti më i lartë juridik krijoi bazën për integrimin e shtetit në institucionet euro-atlantike. Kemi ende punë për të bërë, duke i kontribuar avancimit të Kushtetutës dhe zbatueshmërinë e plotë të saj. Urime 10 vjetori i Kushtetutës së Republikës së Kosovës!./Arbresh.info.
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...