Është mbajtur tribunë për dyvjetorin e vdekjes së Astritit Deharit.
Deputeti ngta radhët e Vetëvendoshes, Xhelal Sveçla ka thënë që deri më tani askush nuk është ndëshkuar për rastin e Astritit.
“As nuk u ndëshkua askush e as nuk u shkarkua. Kur flasim për të si anëtarë i Lëvizjes, ai kishte një zgjuarësi që punonte mjaft shumë. Pa të Lëvizja nuk mund të ishte ndryshe. Ai ishte model i aktivistit shembullor”, ka thënë Sveçla.

Sipas tij Dehari u arrestua në mënyrë arbitrare.
“Ai edhe në burg hoqi dhe për ëktë la dëshmi në ditarin e tij. Se arrestimi dhe mbajtja e tij në burg ishin të padrejta këtë e konfirmon edhe rasti se asnjëherë nuk u morë në pyetje nga prokurori. Sot e dy vite ka mjegull në rastin e Astritit. Regjimi po shfaq dezinformata të ndryshme për rastin e tij, duke filluar nga drejtori i burgut. Edhe vetë puna për hetimin e rastit ishte mbushur me shkelje të ndryshme. Në vend se presioni i drejtësisë të bie mbi përgjegjësit në institucione të ndryshme, ai presion u kthye kundër çdokujt që deshi ta zbardh rastin. Edhe ekspertët e angazhuar nga familja u kërcënuan”, tha ai.
Ndryshe sot janë mbajtur homazhe tek varri i Deharit nga Lëvizja Vetëvendosje, familjarë e qytetarë të shumtë. Po ashtu u vendos edhe tabela me emrin e rrugës “Arbënor e Astrit Dehari”, afër QKUK-së, në drejtim të Rugës B./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/262819304375608/

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit