Deputetja e Parlamentin të Kosovës, nga partia Guxo, Jeta Statovci, i ka reaguar ashpër Drejtorit i ashtuquajtur i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Statovci në një postim në Facebook, ka shkruar se ka ikur koha dhe nuk do të kthehet më, ku Serbia bënte manovra politikisht në dëm të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Sipas deputetes, Serbia nuk po lejohet të organizojë zgjedhje në shtetin tonë sepse këtë ajo po do ta bëjë, jo për t’i ofruar mundësi serbëve të Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e votës por që të minojë sovranitetin dhe shtetësinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Ka ikur koha e nuk do të kthehet më, për Serbinë që të manovrojë politikisht në dëm të Kosovës.
Kosova nuk mund të lejonte pafundësisht veprime politike të Serbisë në dëm të sovranitetit të vet.
Serbia nuk po lejohet të organizojë zgjedhje në shtetin tonë sepse këtë ajo po do ta bëjë, jo për t’i ofruar mundësi serbëve të Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e votës por që të minojë sovranitetin dhe shtetësinë e Kosovës.
Serbia jo demokratike ka dashur gjithë kohës që duke u kamuflluar pas serbëve të Kosovës e të drejtave të njeriut, në fakt të cenojnë të drejtat kolektive tona që si qëllim kanë mohimin deri në zhbërjen e shtetit të Kosovës. /Arbresh.info/
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...