Pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të katër zyrtarëve.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga MD, njofton arbresh.info.
Zyrtarët e pezulluar janë:
Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore;
Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore;
Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore;
Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore.
Vendimi ka hyrë në fuqi me 8.12.2022./arbresh.info/




Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...