Edhe nesër (e diel) në vendin tonë do të mbajë mot i nxehtë, por me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima në orët e pasdites.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.
Mot i paqëndrueshëm me periudha shiu dhe bubullima, pritet ditëve të para të javës së ardhshme.
Ditën e martë reshjet edhe mund të marrin veçori të stuhive me shi, erë e breshër.
Temperaturat në rënie, minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18 gradë Celsius, kurse maksimalet nga 33 gradë Celsius ditën e ditën e diel, zbresin edhe deri në 27C ditën e mërkurë./arbresh.info/

Merz telefonon Trump: Irani s’duhet të ketë armë bërthamore ...
Tre të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamionete në...
Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...
Bedri Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë d...