Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës njëherësh edhe Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është pritur në takim në Bruksel, nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, shkruan arbresh.info.
Pacolli në këtë takim thotë të ketë marrë edhe një herë konfirmimin për mbështetjen e BE-së për Kosovën.
“Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, njëherit edhe zëvendës presidente e Komisionit Evropian konfirmoi angazhim për reformat e agjendës së BE-së dhe dialogun me Serbinë. Theksoi rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën,” ka shkruar Pacolli në Twitter.
Një ditë më parë Pacolli ka takuar edhe Komisionerin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn.
Edhe në këtë takim biseduar për procesin e integrimit evropian dhe euro-atlantik të Kosovës si dhe për liberalizimin e vizave./arbresh.info/
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet
E shqeu fletëvotimin e gruas në shenjë revolte, shoqërohet n...
DnV evidenton 13 raste të fotografimit të votës
18.40% është pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00
Ish-ambasadori holandez për zgjedhjet në Kosovë: Më e mira p...
Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e...