Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka kërkuar nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq që të nënshkruajë marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit mirëpo siç tha ai, e njëjta nuk ka pranuar.
AI tha se është pro zbatimit të tyre, pikërisht tani që presidenti i Serbisë është i zënë në Kinë me vizitën atje dhe me takimet me superfuqitë lindore dhe verilindore, përcjell Arbresh.info.
“Ne kemi marrëveshje me Serbinë e cila është Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit e cila ka në qendër njohjen de-fakto reciproke, ajo duhet të zbatohet dhe në anën tjetër e kemi aneksin e zbatimit nag Ohri të 18 marsit. Unë kam ofruar që të nënshkruhen ato, është pala serbe ajo që ka refuzuar të nënshkruajë. Edhe sot gjatë takimit të drekës, unë kam kërkuar nga kryeministrja Bërnabiq që ta nënshkruajmë marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit. Pra, unë jam që të zbatohen ato pikërisht tani që presidenti i Serbisë është i zënë në Kinë me vizitën atje dhe me takimet me superfuqitë lindore dhe verilindore, u kam thënë le të nënshkrujamë meqë është kaq e interesuar për normalizim me Kosovën, le ta nënshkrujamë bashkë me kryeministren e Serbisë marrëveshjen Bazike dhe aneksin e Zbatimit, mirëpo ajo sërish nuk ishte e interesuar.”, tha Kurti në një deklaratë për media pas përmbylljes së Samitit të Berlinit në Tiranë./Arbresh.info/
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci