Kumanovë, rrahen dy të rinj deri në përgjakje

09:28 | 20 Mars 2018

Dy të rinj janë rrahur në Kumanovë dy netë më parë dhe se njëri prej tyre ka përfunduar në qendrën klinike “Nëna Terezë” në Shkup.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 1.30 më 19 mars, kur dy të rinjtë I.F, 21 vjeç dhe N.M, 21 vjeç, të dy nga Kumanova kanë ndaluar me makinën e tyre tek piceria “Sezam” përballë Ish-komitetit, kur menjëherë ata janë sulmuar nga dy persona të panjohur.

Të rinjtë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Kumanovës dhe se njëri prej tyre është dërguar në Shkup. Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski përmes profilit të tij në facebook ka bërë thirrje që Ministria e Brendshme urgjentisht të zbardh rastin dhe të kap autorët./Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara