Sot Flamur Fetahaj zyrtarisht ka pranuar detyrën si nënkryetar i komunës së Gjakovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fetahaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Fetahaj ka shkruar se është detyrë dhe privilegj për t’i shërbyer qytetarëve të Gjakovës.
“Sot, zyrtarisht, nga Kryetari Gjini, kam pranuar detyrën si Nënkryetar i Komunës së Gjakovës për këtë mandat të ri qeverisës. Faleminderit Kryetar për besimin!”.
“Kjo detyrë, është privilegj e mbi të gjitha përgjegjësi për t’iu shërbyer me nder bashkëqytetarëve të mi. Bashkë me Kryetarin Gjini dhe bashkëpunëtorët tanë, na presin angazhime dhe projekte me vlerë për Gjakovën tone”, ka shkruar Fetahaj. / arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...