Çdo Qeveri e Kosovës e mëparshme ka bashkëpunuar me të zgjedhurit e serbëve.
Kështu deklaron mandatari për Qeverinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, derisa thotë se institucionet e Kosovës kanë krijuar traditë të bashkëpunimit me serbët e Kosovës.
“Edhe unë jam i hapur të bashkëpunoj me ta. Është komunikim korrekt por nuk mund të tregoj më shumë,” është shprehur Haradinaj, në një konferencë për medie pas nënshkrimit të një deklarate zotuese me të Rinjtë Evropianë të Kosovës.
Lista Serbe ka paralajmëruar se të premten do të ketë konsultime shtesë me Beogradin zyrtar, para se t’i bashkohen Haradinajt në qeverisje./arbresh.info/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...