Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot në një takim pune Lordin Stuart Peach, i Ngarkuar i Posacëm i Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor që shoqërohej nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith.
Në këta takim, Begaj vlerësoi në këtë takim rolin aktiv dhe pozitiv që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po mban në Procesin e Berlinit dhe ndaj zhvillimeve më të fundit në Kosovë, përcjell Arbresh.info.
Tutje, Presidenti Begaj nënvizoi se Procesi i Berlinit po luan një rol të jashtëzakonshëm në përgatitjen e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.
Sipas njoftimit të Presidencës shqiptare, duke ritheksuar qëndrimin e tij mbështetës ndaj dialogut Kosovë-Serbi, Presidenti Begaj dhe Lordi Peach shkëmbyen ide dhe mendime mbi kapërcimin e situatës së shkaktuar nga sulmi terrorist serb në Banjskë në 24 shtator./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...