Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, që sipas tij, ka harruar situatën me pandeminë në Kosovë duke u fokusuar në Shqipëri.
Abdixhiku në fjalimin e tij gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës ka thënë se Kurti brenda dy jave ka vizituar katër herë Shqipërinë e asnjëherë nuk ka vizituar QKUK-në dhe pacientët me Covid-19.
“Për çdo dy orë një kosovar të vdes kryeministri jonë ka vendosur të bëjë fushatë në Shqipëri. Në dy javë kohë ka vizituar Shqipërinë 4 herë e pacientët dhe qendrën infektive as edhe një herë”.
AI i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që çdo mëngjes të nis punën duke vizituar Klinikën Infektive./arbresh.info/
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...