Para pak ditësh Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është proceduar Projektligji për Pagat dhe Projektligji për Zyrtarët publik.
Ndaj kësaj, përmes një postimi në Facebook ka reaguar Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi.
Miftaraj ka thënë se në lexim të parë dhe pa bërë analiza të thella, draft ligji aktual nuk e kalon filtrin e Gjykatës Kushtetuese.
“Draft ligji për Pagat: Në lexim të parë dhe pa bërë analiza më të thella, me kushtin që koeficienti është 120 Euro, sikurse po theksohet në publik dhe nëse draftet e ligjit dhe dokumentet përcjellëse që kanë dal në publik janë dokumente që do të dalin ne konsultim publik, draft ligji aktual nuk e kalon filtrin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai.
Tutje, drejtori i IKD-së ka shtuar se me draft ligjin aktual ulen ndjeshëm pagat e prokurorëve, gjykatësve, dhe që kjo qasje cenon sigurinë juridike.
“Me draft ligjin aktual, ulen ndjeshëm pagat e prokurorëve, gjykatësve të gjykatave të rregullta dhe gjykatës kushtetuese, shërbimit diplomatik, etj. Një qasje e tillë cenon sigurinë juridike dhe financiare të secilit zyrtar publik që i zvoglohet paga. Nëse nuk ndryshojnë koeficientet, nuk ndryshohet krejtësisht qasja në këtë hartimin e këtij ligji, i njejti është hartuar për të mos hyrë në fuqi, ose edhe mund të fitohet besimi se drafti aktual është për të blerë kohë. IKD do të marr pjesë në konsultime publike dhe do të të hartoj dhe publikoj raporte analitike për dy draft ligjet, për Paga dhe Zyrtarët Publik”, ka shkruar Miftaraj. /arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...