Policia e Kosovës, stacioni Policor nё Pejë, me datё 23.06.2021, përmes rrugëve operative ka siguruar informacion se personi i cili me datë 28.10.2020, është arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan, ndodhet në Spitalin Rajonal në Pejë.
Njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë, menjëherë kanë shkuar në lokacionin e lartcekur dhe kanë arrestuar të dyshuarin:
• A.K. lindur me 2003
Personi i dyshuar i cili kishte qenë ne vuajtje të masës edukative ne Qendrën korrektuese ne Lipjan për veprën penale “ Lëndim i rëndë trupor”, i njëjti iu është dorëzuar zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, për veprime te mëtutjeshme./arbresh.info/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...