Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, aktualisht po trajtohen 76 pacientë me Covid-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: 68 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 2 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, raporton Arbresh.info.
Ky është raporti 24 orësh:
• Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 212 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2402 analiza.
• 6 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
• Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 7 dhe kanë lindur 7 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 4 e gjinisë femërore.
• 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
• 84 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 31 Rëntgen, 38 EHO dhe 15 CT-ja.
Bërnjak: Gjatë kontrollit, policia gjen në një veturë vulë d...
Mustafa kërkon përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në Buxhe...
60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që vdiq në aksidentin e dje...
Jashari uron pjesëtarët e FSK-së dhe qytetarët myslimanë për...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm, temperatura ulen