Policia njofton se dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një zyrtari policor në Mramor të Prishtinës. Në mënyrë të njëjtë i është kundërpërgjigjur edhe zyrtari policor, me ç’rast në vendngjarje kanë mbetur të plagosur dy të dyshuarit.
Ngjarja ka ndodhur të dielën dhe në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja plumbash.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar, teksa motivet mbeten akoma të panjohura.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & ARMËMBAJTJE PA LEJE /Fsh. Mramor Prishtinë, 01.05.2022 – 15:15. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull (zyrtar policor). Po ashtu me të shtëna armësh i është kundër përgjigjur edhe zyrtari policor ku si pasojë dy të dyshuarit janë plagosur dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa në fshatin Mramor është gjetur motoçikleta e të dyshuarve dhe arma e tipit Zoraki pa fishekë. Rasti është duke u hetuar./arbresh.info/
Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje s...
Fillojnë punimet për rrugën Mushtisht–Delloc, investimi 1 mi...
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n