Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe e ka falenderuar presidenten Vjosa Osmani dhe qytetarët e Kosovës për pritjen e afganëve në Kosovë.
Ai përmes një shkrimi në Twittet njoftoj se 141 prej afganëve që kishin ardhur në Kosovë, tashmë janë rrugës për në SHBA.
Postimi i plotë i tij:
Mirënjohës Presidentes Vjosa Osmani dhe kosovarëve për pritjen e përkohshme të udhëtarëve afganë. Prioriteti ynë është plotësimi i kërkesave në mënyrë që mysafirët e Camp Liya të mund të largohen nga Kosova dhe ta fillojnë jetën e tyre të re. 141 afganë, 30% e atyre që mbërritën, tashmë e kanë bërë këtë dhe janë rrugës për në SHBA.

Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...