Ndonëse vendi është duke pritur datën zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme, ende asnjë parti politike nuk ka bërë publik programin qeverisës.
Nënkryetari i PDK-së Shaqir Tolaj, në një prononcim për portalin arbresh.info, tha se do jetë gati para fillimit të zgjedhjeve.
“Programi është në fazën e finalizimit dhe pritet të jetë gati para fillimit të zgjedhjeve për tu prezantuar me kohë. Do te jetë program gjithëpërfshirës për t’i adresuar me sukses sfidat qe na presin” tha ai.
Ndryshe nga PDK-ja, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se do të fokusohen në pesë fusha kryesore.
Arberie Nagavci nënkryetare nga kjo parti ka thënë për arbresh.info, se shumë shpejt do të prezantohet programi i tyre.
“Ne jemi duke punuar për Qeverisjen alternative. Jemi në finalizim, edhe pse ne jemi në prag të zgjedhjeve ky nuk është program qeverisës por ne e kemi quajtur qeverisje alternative që do të prek pesë fusha që shumë shpejt do t’i bëjmë publike. Jemi goxha të përgatitur”, tha Nagavci për arbresh.info.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk janë deklaruan nëse e kanë gati programin me të cilin do të garojnë në zgjedhjet që pritet të mbahen në gjysmën e dytë të muajit shkurt./arbresh.info/
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...
Ministri i Jashtëm nigerian: SHBA-ja goditi ISIS-in pasi pre...
Kongresisti amerikan Lawler i dërgon letër Kurtit: Mbështetj...
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize