Gjilan, përmbyten shtëpitë e banorëve në Livoç të Ulët

16:48 | 11 Janar 2021
Arbresh.info

Pas reshjeve të mëdha të shiut, me përmbytje sot është përballur edhe rajoni i Gjilanit.

Përmes disa pamjeve të dërguara nga lexuesit e portalit arbresh.info shihet se oborri i një shtëpie në fshatin Livoç i Ulët të kësaj komune është përmbytur tërësisht nga uji.

Në gjendje të njëjtë është edhe një pjesë e këtij fshati, shkruan arbresh.info

Rajone të ndryshme të Kosovës, janë përballur sot me një gjendje të rëndë nga përmbytjet, pas të reshurave të mëdha të shiut që kanë rënë gjatë natës së mbrëmshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale