Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani, ka deklaruar ne vizitën e saj ne Estoni se Kosova eshte e përkushtuar ta vazhdoje rrugën e saj drejt dialogut, megjithëse Serbia ende nuk ka kërkuar falje per krimet e luftës.
Ajo gjithashtu theksoi se Kosova i ka vijat e saj te kuqe per çështjet te cilat nuk do te mund te diskutohet, nje nder to eshte edhe statuti i shtetit te Kosoves si shtet i pavarur dhe se çështja e lëvizjes se kufinjeve eshte e papranueshme.
“Kosova është e vendosur që të vazhdojë dialogun dhe ne kemi vazhduar të bashkëpunojmë me vendet fqinje, përfshirë Serbinë, e cila ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në rajon. Kjo fazë e dialogut është një kapitull i ri për Kosovën, por ne kemi linja të kuqë se çfarë nuk do të vihet në diskutim. Nuk e diskutojmë assesi statusin tonë final. Kosova është vend i pavarur.”
Po ashtu, lëvizjen e kufijve nuk do ta pranojmë në asnjë mënyrë. Nuk do të pranojmë në Kosovë as modele si ajo e Republikës Serbe në Bosnjë, sepse ne duam ta mbrojmë Kosovën. Këto koncesione ne i kemi bërë me planin e Ahtisaarit. Një çështja e rëndësishme është edhe ajo e personave të zhdukur. Serbia duhet të tregojë se ku janë të zhdukurit”, ka deklaruar ajo.
Vjosa Osmani po qëndron ne nje vizite dy ditore ne Estoni ku pjese e agjendës se saj janë edhe takimet me liderët shtetëror, presidentin e parlamentit, Juri Ratas dhe kryeministren Kaja Kallas.

Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses