11 qytetarë të Kosovës kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 brenda 24 orëve të fundit.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, shkruan arbresh.info.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 339, ndërsa për 24 orë nga 646 teste kanë rezultuar 11 raste pozitive.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 136 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Deri më sot 822.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Deri më sot janë dhënë 102.326 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 646 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.740./arbresh.info/
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...