Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar njëmbëdhjetë raste me Covid-19, ndërsa dy persona janë shëruar.
Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 297 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Tupec dhe 2 raste Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Stanovc i epërm, 1 rast Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Vushtrri), komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, shkruan arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
NJËMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR!
Sot më 05 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 297 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 11 raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Tupec dhe 2 raste Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Stanovc i epërm, 1 rast Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Vushtrri), komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Fushë Kosovë.
Sot më 05 qershor 2020, janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 876 raste.
Nga data 08 shkurt deri më 05 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.177 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.158 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 05 qershor 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 6.755.572 raste të COVID-19 dhe 394.874 raste të vdekjes.
Mbledhje komemorative për këngëtarin Shemsi Krasniqi – Shemi
Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë
Nëna e Shpat Kasapit me mesazh prekës: Na lini ta përjetojmë...
Dy vetura të EULEX-it u aksidentuan në Zveçan, një i lënduar
Një pjesë e Hajvalisë pa energji elektrike, banorët thonë se...
Tentoi të arratiset nga stacioni policor në Rahovec, kapet d...