Brenda 24 orëve në Kosovë janë shënuar 10 viktima, të cilët ishin të prekur me virusin Covid-19.
Mosha më e re në të gjithë komunat është në Skenderaj, ku ka ndërruar jetë një 49 vjeçar.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (81, 65, 54 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 63 vjeç), Drenas 1 rast (68 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Skenderaj 1 rast (49 vjeç), Suharekë 1 rast (69 vjeç)”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.
Ndërsa numri total i të vdekurve në Kosovë ka shkuar në 1.272 raste./arbresh.info/
Muriqi i pandalshëm, realizon golin e radhës në La Liga
Mirlind Kryeziu transferohet tek Winterthur
Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, tentoi të fuste dr...
Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5
Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në parab...
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...