Bota është duke e injoruar krizën e përkeqësuar humanitare në Jemenin e shkatërruar nga lufta, ka thënë zyrtari i lartë humanitar i OKB-së, Jamie McGoldrick.
Gati dy vite të luftës mes koalicionit që udhëhiqet nga Arabia Saudite dhe lëvizja aleate e Iranit, Houthi, e kanë përkeqësuar gjendjen e vështirë të miliona njerëzve në Jemen.
Madje edhe para fillimit të konfliktit në mars të vitit 2015, Jemeni po vuante nga një krizë humanitare, përfshirë urinë e gjerë të sjellë nga dekada varfërie dhe mosmarrëveshje ndërkombëtare.
Më shumë se 10.000 njerëz janë vrarë dhe gati 37.000 të tjerë janë plagosur gjatë kësaj lufte dyvjeçare
Vetem gjysma e 28 milionë banorëve të Jemenit kanë mundësi te ushqehen sipas Kombeve të Bashkuara, dhe 7milionë prej tyre nuk e dinë se me cfar do të ushqehen vaktin e radhës.
“Humanizmi nuk funksionin më këtu ,” ka thënë McGoldrick për BBC-në.
“Bota ka mbyllur sytë ndaj asaj që po ndodh në Jemen… momentalisht kemi mungesë të madhe burimesh për këtë krizë, është e jashtëzakonshme,” ka thënë ai.
Më shumë se 10.000 njerëz janë vrarë dhe gati 37.000 të tjerë janë plagosur gjatë kësaj lufte dyvjeçare.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...