Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, që Trepça do të jetë temë e bisedimeve me Serbinë.
Sipas Sindikatës, diskutimi për Trepçën e cenon direkt sovranitetin e Republikës së Kosovës, si dhe Trepça është pasuri kombëtare e Republikës së Kosovës, këto reagime në emër të gjithë Sindikatës i ka bërë kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqri Sadiku, përmes një postimi në Facebook.
“Sindikata e pavarur e minatorëve të Trepçës reagon ashpër ndaj deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijançiq që Trepça të jetë si temë diskutimi në dialogun në Bruksel. Trepça është e minatorëve, Trepça është pasuri kombëtare e Republikës së Kosovës. Diskutimi për Trepçën cenon direkt sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sadiku.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...