Sa ishte profesionale policia kur arrestoi Molliqajn, e sa kur kishte arrestuar Kurtin?

08:52 | 4 Shkurt 2022
A Z

Profesionalizmi i Policisë së Kosovës u diskutua mjaftë shumë në lidhje me rastin e  arrestimin të kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt.

U tha se në këtë vendim ka dorë pushteti, por këtë po e hedhin poshtë ata që merren më çështje të sigurisë.

Sipas Drizan Shalës, në momentin kur një person nuk lajmërohet pas një ftese nga Policia e Kosovës, atëherë policia duhet të ndërmarr masa.

“Policia e Kosovës qoftë në rastin e parë kur u kanë në pozitë Albin Kurti qoftë tash më Dardan Molliqajn i kanë konsumuar të gjitha veprimet procedurale operative duke ja përcjell ftesën për paraqitje në stacionin më të afërt policor për të dëshmuar lidhur më pretendimet e  tyre sulem ndaj personit zyrtarë. Policia e Kosovës e ka kryer në aspektin profesional pasi pranimi i ftesës është bërë në këtë aspekt bazuar në parametrat adekuat ka kryer punën ashtu siç duhet”, tha Shala për arbresh.info.

Madje sipas tij, veprimet e Policisë së Kosovës po tregojnë  profesionalizimin e tyre, duke marr shkas që të njëjtën veprim ka bërë edhe vite më para ndaj zyrtarëve të tjerë politik pa dallim.

“Veprimet policore janë në konform me procedurat operative për arrestime apo shoqërim deri në stacionin policorë. Policia e Kosovës ka kryer punën e saj e paanshëm e profesionale dhe në aspektin ligjorë ka qenë i drejt pa ndikim”, deklaroi ai.

Ndonëse profesionistët e fushës së sigurisë, mohojnë që Policia e vendit po ndikohet nga politika në veprimet e saj dhe po e quajnë profesionaliste, më këtë nuk po pajtohen edhe deputetët opozitarë.

Bekë Berisha, deputet nga radhët e AAK-së, thotë se vendimet e Policisë lënë shumë për të dëshiruar.

Berisha që është edhe kryetarë i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, thotë se në veprimet e tyre ka hapësirë që të interpretohet ndryshe.

“Nuk është asgjë e përkryeme, ka problemë mjaftë. Në veprimet e tyre ka hapësirë më u duktë sikur po zbatohet ligji,  por ka një dozë të mendimit se ka edhe ndikim politik në veprime. Policia e Kosovës ka ende punë që më u be më profesionale dhe më e paanshme. Edhe më herët edhe tash veprimet e tyre janë ndikua prej politike”, ka përfunduar Berisha për arbresh.info.

Kujtojmë se më 13 Tetor të viti 2015, mendim se Policia është kapur nga politika,  e kishte thënë edhe vetë i pari i ekzekutivit Albin Kurti, i cili në atë botë ishte në opozitë.

Kurti, teksa i ishte drejtuar masës së mbledhur që protestoi për lirimin tij, duke treguar mënyrën e arrestimit nga Policia e Kosovës, këta të fundit i kishte quajtur se janë shndërruar në politikë e politika sipas tij është kthyer në polici.

“Unë u ndalova, u arrestova pa asnjë dokument. Ky është një arbitraritet i plotë. Kjo dëshmon se policia është bërë politike, e politika është bërë policore”, kishte deklaruar Kurti.

Vetëm 12 vite pas, e njëjta histori u përsërit vetëm se në këtë rast, politika është Albin Kurti e kundërshtar pati ish-bashkpartiakun Dardan Molliqajn, i cili tashmë udhëheq më një parti e ndarë nga Vetëvendosja./V.Selimi/arbresh.info/