Ndryshon moti, kthehen reshjet e shiut e të borës

21:27 | 4 Janar 2022
A Z

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas njoftimit të ejten pritet të ketë reshje shiu, ndërsa në vise me lartësi mbi 700 metra parashihen fjolla bore.

Njoftimi i plotë:

Moti për dy ditë 05-06.01.2022

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat ditën e enjte parashihen të shoqërohen me riga të shiut, ndërsa në vise me lartësi mbidetare mbi 700 m parashihen fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes./arbresh.info/