Ka eskaluar sot situata në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ku pas një tollovie të krijuar, asamblisti i PDK-së, Bardh Avdaj, ka gjuajtur me shishe të ujit në drejtim të kryesuesit të Kuvendit, Artan Abrashit.
Nëpërmjet videove të shprëndara nga mediat lokale atje, shihet moment i eskalimit të situatës. Mirëpo, i kontaktuar nga lajmi.net, Avdaj tha se e tëra ajo situatë ishte eskalim i çastit, dhe se nuk kishte të bënte me ndonjë qëllim tjetër.
I njëjti për lajmi.net tha se e drejta për replikë gjatë seancës i është mohuar pa të drejtë. Megjithatë, Avdaj thotë se ndjen keqardhje me atë se çfarë ka ndodhur.
“Gjithçka që ka qenë, ishte thjeshtë një eskalim situate, i nxitur nga kreret e Kuvendit. I kisha lutur të gjithë që ta përcjellin tërë seancën dhe aty do shihet se si e drejta ime për replikë është mohuar. Unë me profesion jam fizioterapeut dhe synimi im është të ruaj shëndetin e qytetarëve, e jo ta dëmtoj, prandaj kjo që ndodhi ishte një eskalim i situatës për të cilën ndihem keq”, ka deklaruar Avdaj./lajmi.net/
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...
Moti në Shqipëri
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...