Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje pre 30 ditë, ndaj të pandehurit I.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kanosja.
Siç njofton gjykata rrjedh dyshimi i bazuar se:
“Me datën 31 janar 2022, në Gjykatën Themelore Prizren, në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur në sallën e kësaj Gjykate, i pandehuri I.B., seriozisht e kanos personin tjetër me qëllim frikësimi dhe shkaktimit të ankthit djalin e vëllait – këtu të dëmtuarin, në atë mënyrë që derisa i pandehuri dhe i dëmtuari kanë qenë në seancën gjyqësore në prezencë të gjyqtarit gjykues, prokurorit të shtetit dhe palëve tjerë lidhur me një rast tjetër penal, gjatë mbajtjes së seancës, i pandehuri I.B., i drejtohet të dëmtuarit me fjalët “do të djegi të tërin dhe unë do të përfundoj këtë punë”, si dhe fjalët “do të varrosi të gjallë”, me të cilat fjalë tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij”.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit./arbresh.info/
Leonora Jakupi e thotë publikisht: Po, ndonjëherë e veshi je...
55 aksidente dhe rreth 2 mijë tiketa trafiku në 24 orët e fu...
Maqedonci:Partneriteti strategjik rrit standardet e sigurisë...
Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Ua...
Rubio siguron Zelenskyn për angazhimin e SHBA-së, por parala...
Artani rrëfen linjën prekëse të jetës: Takova vëllanë pas 23...