Arrestohet një i dyshuar nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’.
Sipas njoftimit, i dyshuari: B.L., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar), zyrtar i gjendjes civile Lipjan, dyshohet që duke e keqpërdor detyrën e tij zyrtare ka regjistruar katër shtetas të Republikës së Shqipërisë në ‘Librin Amëz të të Lindurve’ dhe lëshuar certifikatë lindje, duke ua vjedhur identitetin katër shtetasve të Republikës së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Zyrtarë policorë nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, pasi kanë siguruar informata nën dyshimin e kryerjes së veprimtarisë penale nga një i dyshuar, sot më 05.11.2021, të njëjtin e kanë shoqëruar për intervistimit.
I dyshuari: B.L., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar), zyrtar i gjendjes civile Lipjan, dyshohet që duke e keqpërdor detyrën e tij zyrtare ka regjistruar katër shtetas të Republikës së Shqipërisë në ‘Librin Amëz të të Lindurve’ dhe lëshuar certifikatë lindje, duke ua vjedhur identitetin katër shtetasve të Republikës së Kosovës.
Më këto veprime B. L., dyshohet se ka kryer veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’.
Në konsultim dhe koordinim me prokurorin kujdestar nga Prokuroria Themelore– Prishtinë, i dyshuari është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit, me vendim mbi ndalim nga prokurori është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”