Më rastin e ditës botërore të fëmijëve ,Komuna e Prishtinës ka hapur sot në Sheshin “Zahir Pajaziti”, aktivitetin tashmë të përvitshëm këndin e leximit “Prishtina Lexon”.
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë së për të pestin vite më radhë janë duke organizuar ditën e leximit pikërisht në ditën e fëmijëve, raporton Arbresh.info
“ Ne për të pestin vite më radhë po e organizojmë ditën e leximit pikërisht në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, në vend se vetëm ti urojmë në mendojmë së më rendësi është të kthehet shprehia e leximit tekë fëmijët dhe ne kemi organizua një javë më aktivitete të ndryshme sa më shumë dhe sot po e finalizojmë më këtë ditë më “Prishtina Lexon”, këtë aktivitet e kanë mikpritës mjaftë mire edhe prindërit”.
Ndërsa Yll Rugova Drejtor i DKRS-së, tha së ka pasur një numër të madhe të organizatave të cilët i janë bashkangjitur këtij aktiviteti.
“Përveç shtat ditë të këtij organizimi aktiviteti i Prishtina Lexon do të zgjerohet gjatë ditës , do të ketë aktivitete në kafene këtu në Prishtinë, në autobus, dhe përveçqë komunës janë edhe disa organizata të tjera që kanë marrë pjesë “.
E Agron Ahmeti nga Organizata ETEA, ka falënderuar Komunën qe ju ka dhënë mundësi të jenë pjesë e këtij organizimi.
” E falënderoj Komunën që na ka dhënë mundësin të jemi pjesë e këtij aktiviteti dhe ka qenë një përvoje shumë e mirë dhe mendoj se do të jetë shembull se si mund të bëhet një organizim i madhe në bashkëpunim më të gjithë”.
Gjatë kësaj ditë janë paralajmëtar një numër i madhe i aktiviteteve të cilat do të mbahen për nder të ditës së fëmijëve./arbresh.info/

Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në Vene...
Zvicra shpall 9 janarin ditë zie pas zjarrit vdekjeprurës
Para dhe pas sulmit të SHBA në Venezuelë, imazhe të objektev...
Këshilla e Londrimit për Albën: Mos lejo që Ludo dhe Noti të...
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...