Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se afati për nënshkrimin e kontratës për sjelljen e vaksinave antiCOVID-19 Pfizer ka qenë më datën 15 prill.
Zemaj në T7 tha se ia ka përcjellë dokumentin e dërguar nga kompania amerikane ministrit aktual Arben Vitisë, por që nuk ka marrë përgjigje.“Asnjë përgjigje nuk e kam marrë.
Kjo ka ndodhur muajin e kaluar. Në paragraf thuhet se deri më 15 prill duhet të nënshkruhet marrëveshja, përndryshe mund të shtyhen afatet ose mund të ndodhë diçka tjetër. Me ministrin nuk kam pasur kurrfarë komunikimi, përkundër që ja kom përcjellë”, tha Zemaj.
“Dokumentacionin që e kemi pasur në tavolinë, duket se e kanë gju, janë marrë me ‘gjueti shtrigash’”, ka shtuar ai.Zemaj tha se kontaktin me Pfizer/BioNTech e arriti përmes një anëtari të kabinetit të kancelares gjermane, Angela Merkel, në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit.
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës