Në ditën e parë të muajit shtator, Lagjja 5-të e Rahovecit, bëhet me Qendrën e re të Mjekësisë familjare, lagje kjo e cila është ndër lagjet më të mëdha të qytetit të Rahovecit.
Të pranishëm në inaugurim ishin kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Munib Durguti, drejtori i QKMF ” Fahredin Hoti ” në Rahovec, Shemsedin Popaj, kryetari i Lagjes 5, Vllaznim Canziba dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë.
Me rastin e inaugurimit të ambulancës , kryetari komunës, Vehapi, tha se me ndërtimin e këtij objekti do të shkarkohet shumë Qendra Komunale e Mjekësisë Familjarë në Rahovec.
Ai gjithashtu përmendi se në qytetin e Rahovecit duhet të ndërtohen sw paku edhe dy ambulanca, dhe në të ardhmen do të shikohen mundësit buxhetore që të ndërtohen ato.
Drejtori i QKMF “Fahredin Hoti”, Shemsedin Popaj, njoftoi se në QMF që sot po inaugurohet, do të kryhen shërbimet e përgjithshme mjekësorë, stomatologjike, dhe ato që do t’i përkasin kuadrit të mesëm, lidhja e plagëve dhe pastrimi i lëndimeve të lehta.
Ndërtimi i objektit të ambulancës , buxhetit të komunës së Rahovecit i ka kushtuar rreth 58 mijë euro, njoftoi komuna.
Ngritët aktakuzë ndaj B.T për krime lufte në Kosovë
Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, Kurti: Do ta m...
Shtatë qytete mund të mbesin në terr për festë
Kurti: Investimet dhe ristrukturimi në Telekom po japin rezu...
Vetaksident në Pejë, lëndohet një person
Gerard Piqué raportohet se rikthehet nga pensionimi për të l...