​Prishtina vazhdon të prijë me rastet me COVID-19

14:44 | 14 Gusht 2020
A Z

Prishtina edhe sot del të jetë e para sa i përket rasteve të reja me COVID-19, megjithëse për dallim prej ditëve të fundit, sot vetëm 45 persona kanë rezultuar pozitivë në kryeqytet.

Ndërsa pas saj është renditur Gjilani dhe Podujeva me 10 raste./arbresh.info/

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Viti.

Shpërndaje në rrjete sociale