Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar repertorin statistikor mbi ndërmarrjet ekonomike në Kosovë për tremujorin e tretë të këtij viti, ku thuhet sed në tremujorin e tretë të vitit 2020 gjithsej janë regjistruar 2 593 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak ka rritje për 27.54% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2019) ka rritje për 8.9% të ndërmarrjeve të regjistruara.
Sipas ASK-së, për sa u përket aktiviteteve ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 597 ndërmarrje të regjistruara 23.02%, prodhimi me 302 ndërmarrje të regjistruara 11.65%, akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 282 ndërmarrje të regjistruara 10.88%, bujqësia, pylltaria dhe peshkataria me 257 ndërmarrje të regjistruara 9.91%, aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 235 ndërmarrje të regjistruara 9.06%, ndërtimtaria me 231 ndërmarrje të regjistruara 8.91%, etj .
“Gjatë këtij tremujori, në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar ishin gjithsej 1 511 ndërmarrje të regjistruara (96.8 %); në kategorinë me 5 deri 9 të punësuar ishin 51 sosh (2.0%); në kategorinë me 10 deri në 19 të punësuar ishin 24 ndërmarrje të regjistruara (0.9%); në kategorinë me 20 deri 249 të punësuar ishin 7 ndërmarrje të regjistruara (0.3%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar, nuk ka ndonjë ndërmarrje të regjistruar. Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron komuna e Prishtinës me 771 ndërmarrje të regjistruara (29.7%); Prizreni me 197 ndërmarrje të regjistruara (7.6%); Ferizaj me 186 ndërmarrje të regjistruara (7.2%); Peja me 141 ndërmarrje të regjistruara (5.4%); Gjilani me 129 ndërmarrje të regjistruara (5.0%); dhe Gjakova me 114 ndërmarrje të regjistruara (4.4%). Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor thuhet në njoftim.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...