Përderisa seanca e Kuvendit sot është përshkruar me gaz lotsjellës dhe tym, zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi po qëndron në Gjenevë ku po merr pjesë në Forumin “Crans Montana”.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka sqaruar se në këtë forum ka prezantuar të arriturat e Kosovës në ndërtimin e paqes dhe demokracisë.
Postimi i Thaçit në Facebook:
Në “Crans Montana Forum”, sot prezantova të arriturat e Kosovës në ndërtimin e paqes dhe demokracisë para një audience të madhe e të rëndësishme. Thirrja që Kosova të njihet bilateralisht dhe të përkrahet anëtarësimi i saj në organizata ndërkombëtare u mirëprit dhe u përkrah. Kosova është bërë shembull i tejkalimit të shkatërrimit nga lufta dhe e ndërtimit të shtetit të lirë, demokratik që promovon dialogun dhe bashkëpunimin. HTH
Kurti takon ambasadorët e BE-së, diskutohet formimi i instit...
KQZ: Vazhdon rinumërimi i votave, 64 nga 914 vendvotime të p...
Osmani: Kosova është gati për kapitullin e rradhës, statusin...
PDK akuzon Qeverinë për krizën energjetike, paralajmëron kom...
Kurti dhe Walker flasin për zhvillimet e fundit në vend
1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefisht...