Zëvendësministri i Integrimit Evropian Ramadan Ilazi gjatë takimit të sotëm me kryetarin e Komunës së Graçanicës Vladeta Kostiç, ka theksuar se agjenda evropiane e Kosovës është agjendë e konsensusit të gjerë qytetar dhe politik.
Siç njoftoi MIE, Iliazi me Kostiçin ka diskutuar për ecurinë e procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës, duke përsëritur se vendi nuk mund të zhvillohet i izoluar nga pjesa tjetër e Evropës.
“Rrjedhimisht Qeveria e vendit pret që shumë shpejt të nënshkruhet Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA), e cila do ti sjellë dobi politike dhe ekonomike vendit, duke ofruar qasje për prodhuesit kosovar në tregun evropian”, ka thënë z. Ilazi.
Kryetari Kostiç duke falënderuar zëvendësministrin Ilazi për vizitën ka ofruar përkrahjen e tij për procesin e integrimit evropian, duke theksuar nevojën për mbështetje më të madhe për Komunën e Graçanicës për të adresuar sfidat e shumta infrastrukturore si parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin në projekte konkrete për rritj en e pjesëmarrjes së komunitetit serb në procesin e integrimit evropian si dhe promovimin e projekteve infrastrukturore të komunës tek donatorët potencial evropian, thuhet në komunikatë.
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...
Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë emrat
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...