Rrjeti i OJQ-ve Avonet konsideron se mburojat e metalta të vendosura përreth drunjve dekorativë në sheshin e qytetit të Ferizajt vetëm sa u shkaktojnë dëme atyre, e assesi nuk shërbejnë se masë mbrojtëse.
Drejtori ekzekutiv i këtij rrjeti, Kenan Gashi, gjatë një paraqitjeje publike ka thënë se kjo përbën një shqetësim, ngase këto rrethoja përveç imazhit negativ në aspektin estetik krijojnë edhe mundësi për t’i dëmtuar ato mekanikisht.
“Kjo ka qenë dashtë të bëhet qysh në fillim të projektit, kur është bërë vendosja e drunjve, e jo në këtë fazë kur tashmë drunjtë e kanë arritur zhvillimin. Komuna e Ferizaj, në veçanti Drejtoria e Infrastrukturës, nuk ka arritur ta menaxhojë mirë këtë projekt sespe kjo ka qenë dashur të bëhet qysh në fillim të projektit”, ka thënë Gashi.
Drejtuesit e këtij rrjeti kanë thënë se në bashkëbisedim me ekspertët e fushës këto rrethoja përbëjnë vetëm pengesë, ngase dëmtimi i sipërfaqes së tyre mund të jetë edhe burim i ndonjë infeksoni më të rën dë për bimët.
“Veprimi i metalit dëmton lëvozhgen e drurit dhe si e tillë aty krijohet terren i mjaftueshëm për veprimin e mikroorganizmave”, ka thënë Gashi.
Ndërkaq zyrtarë nga Drejtoria për Infrastrukturë në Ferizaj kanë thënë se rrethojat janë të parapara me projekt dhe se operatori po vepron konform tij.
“Ato ajnë vendosur për t’i mbrojtur drunjtë si mburoja dhe operatori i ka në projekt, andaj e ka për obligim t’i vendosë. Kjo nuk do të thotë se nuk do ta shikojmë edhe këtë kërkesë të Avonetit, e pse jo nëse paraqesin problem t’i largojmë”, ka thënë drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë, Gafurr Ilazi.
Ndryshe, rrjeti Avonet i kërkon komunës që sa më shpejt t’i largoj këto rrethoja ngase krijojnë një varg problemesh gjatë zhvillimit të drunjve.
Aksident tragjik në Durrës, makina bie nga Ura e Dajlanit, h...
Bajrami paralajmëron opozitën: Shkuarja në zgjedhje për pres...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë
Diell dhe temperatura me minus, si do të jetë moti sot?
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...