Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, tha mbrëmë se deklaratat e fundit të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hotit tregojnë se Prishtina nuk është e gatshme për kompromis në takimet e radhës në Uashington dhe Bruksel, dhe se kërkesat e saj kanë të bëjnë kryesisht me njohje reciproke, të cilën ai tha se do ta refuzojë.
Gjatë një vizite në Bled, Vucic është pyetur nga mediat lidhur me mesazhet e dërguara nga Prishtina zyrtare se do të kërkojë njohje reciproke në takimin e Uashingtonit. Sipas tij, ajo që thotë kryeministri Hoti, në fakt është ajo që mendojnë si amerikanët ashtu edhe evropianët.
“Trump na shkroi në një letër duke pritur njohjen e ndërsjellë. Mos u habisni, sepse ata (SHBA) e pranuan (Kosovën) 12 vjet më parë. Dhe tani taktikat e Hotit janë që dikush duhet të bëjë presion ndaj Vucicit, i cili do të duhet ta nënshkruajë nën presion të tmerrshëm nga bota dhe nga Evropa, dhe kjo është se si do t’i mbarojmë gjërat”, tha Vuçiq, percjell gazeta express.
I pyetur për të komentuar faktin që ai tha se do të refuzonte të takohej me presidentin Donald Trump nëse kërkohet njohje e ndërsjellë, Vucic tha se ‘ai është shumë i vogël të përcaktojë se ku do të vijë Trump dhe ku nuk do të vijë’.
“Unë nuk dua të pranoj oferta për njohje reciproke,” tha ai.
Në Spitalin e Mitrovicës hiqet me sukses një tumor rreth 4 k...
Drin Kokaj debuton sot në ‘Milano Cortina 2026’
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...