Sot në orën 13:48 minuta, policia ka marrë informacionin se në fshatin Shtedim të Podujevës, ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë ka mbetur i vdekur 50-vjeçari me inicialet I.S.
Sipas komunikatës së PK-së, menjëherë pas marrjes së informacioni për të shtënat në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje, ku viktima I. S, mashkull, rreth 50 vjeç,duke mos mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Policia njofton se pak minuta pas raportimit të rastit, ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar tek i cili është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit TT. Armë kjo që dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë.
Personi i arrestuar H.Sh., 62 vjeç, mashkull,po intervistohet brenda objekteve policore, ndërkohë që het uesit rajonal janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, njoftoi policia
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...