Për shkak të mungesës së kuorumit nuk është hedhur në votim, Projektligjit për vetëqeverisjen lokale.
Mazhoranca dhe një pjesë e opozitës e ka përkrahur këtë iniciative ligjore, ndërsa PDK-ja ka kërkuar kthimin në qeveri të tij.
Ministri i Administrimit te Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se përmes këtij plotësim-ndryshimi do të bëhet funksionimi më i mirë i vetëqeverisjes lokale.
“Ligji për vetëqeverisjen lokale është ligj me interes vital. Duke marrë parasysh rëndësinë e tij dhe faktit se janë bërë 10 vjet nga legjislacioni për vetëqeverisjen lokale, kemi paraparë që është e nevojshme të bëhen disa ndryshime. Ato nuk prekin sistemin e vetëqeverisjes lokale dhe çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e komunitetit jo shumicë, por vetëm çështjet për funksionimin më të mirë të këtij niveli të qeverisjes”, tha ai.
Përkrahje këtij projektligji i ofroi edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes deputetit, Agim Veliu.
Nga ana tjetër rezerva shprehu shefi grupit parlamentar të PDK-së, Ablerad Tahiri.
“Sot ky Projektligj duhet të tërhiqet dhe të shtrohet në diskutim me asociacionin e komunave. Pra unë sa arrijë të kuptoj, si mund të votojmë ne sot pavarësisht se e ka leximin e dytë kur e ki kryetarët dhe asociacionin e komunave kundër”, tha ai.
Pas diskutimit të kësaj pike, deputetë e Kuvendit të Kosovës shkuan në pauzë deri në orën 15:30./arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...